Logitech M220 Silent është maus pa kabllo me performancë të jashtëzakonshme. Përparësi e këtij mausi është aftësia e tij për të reduktuar zhurmën që shkaktohet nga shtypja e butonave të tij për 90%, gjë që e bën shumë të përshtatshëm për përdorim në ambientet e zyres apo edhe në shtëpi. Mausi është i pajisur me një senzor optik të avancuar Logitech me rezolucion të lartë prej 1000 dpi si dhe me bateri që zgjat deri në 18 muaj. Përparësi tjetër e këtij mausi është funksionimi i tij pa kabllo me një shtrirje të frekuencave prej 2.4 GHz që mundësohet nga nano receiver-i i cili kyçet në një port të USB së kompjuterit apo laptop-it tuaj.