Razer Naga Trinity është maus i dizajnuar për të gjithë entuziastët e videolojërave, por gjithashtu i përshtatshëm për punë. Ka dizajn të mahnitshëm me shumë opsione anësore dhe ngjyrë të zezë me logo të ndriçuar të brendit. Mausi vjen i pajisur me 19 butona mekanikë të riprogramueshëm dhe senzor 5G me rezolucion 16,000 DPI. Poashtu ka tre panele anësorë të ndryshueshëm të cilët kanë 2, 7 dhe 12 butona. Ai mund të lidhet me kompjuter nëpërmjet lidhësit USB që gjendet në fund të kabllos. Përmasat e mausit janë përafërsisht 119 × 74 × 43 mm dhe pesha është 120 g.