Ky mbajtës është i dizajnuar për tabletët në përgjithësi, pa marrë parasysh markën e tyre. Tashmë, me këtë mbajtëse, mund ta lini tabletin tuaj në veturë, tavolinë apo në ndonjë vend tjetër dhe t'i shijoni filmat tuaj të preferuar pa u lodhur fare. Ai mund të mbajë edhe tabletë me peshë të rëndë. Ky mbajtës është i përputhshëm me ekranet me madhësi 7-10".Tableti mund të vendoset në të, si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht. Pakoja përmban dy mbajtëse dhe pajisjet tjera të nevojshme.