ASUS ProArt Display PA329CV është një monitor profesional 32 inç i krijuar për punë kreative si dizajn grafik, editim foto dhe video. Ka rezolucion 4K UHD (3840×2160) me panel IPS, që jep imazh shumë të qartë dhe kënde të gjera shikimi 178°. Mbështet 100% sRGB dhe 100% Rec.709, me ngjyra shumë të sakta të kalibruara nga fabrika (ΔE < 2), që e bën të përshtatshëm për punë profesionale me ngjyra. Monitori ka HDR10 dhe VESA DisplayHDR 400, me ndriçim rreth 350 nits, duke ofruar pamje më të ndritshme dhe më të detajuara. Ka refresh rate 60Hz dhe teknologji Adaptive-Sync për lëvizje më të qetë pa dridhje ose “screen tearing”. Për lidhje ka shumë opsione: USB-C me 90W Power Delivery, HDMI, DisplayPort dhe USB hub, që e bën shumë praktik për laptopë dhe PC me një kabllo të vetme. Gjithashtu ka altoparlantë të integruar, stand ergonomik që lejon rregullim në lartësi, rrotullim dhe kthim vertikal, si dhe teknologji për mbrojtjen e syve (Flicker-Free dhe Low Blue Light)