SHËNIM! PRODUKTI ËSHTË I PËRDORUR DHE VJEN ME PAKETIM TË HAPUR E TË DËMTUAR. PRODUKTI KA 3 MUAJ GARANCION.
LYNX Grunex Pro Gamer 2021 kompjuter kompakt dhe i lehtë i cili ju plotëson të gjitha kërkesat me performancën e tij të lartë dhe në të njëjtën kohë nuk ju zë shumë vend.
Kompjuteri vjen i pajisur me procesorin 6 bërthamësh Intel Core i5-10400F i cili kombinohet me 16GB RAM memorie të llojit DDR4 si dhe kartelën grafike NVIDIA GeForce RTX 3060Ti për t'ju mundësuar që të shihni imazhe të pastërta dhe të detajizuara si dhe të hapni të gjitha aplikacionet dhe programet që ju nevojiten.
Përpos kësaj, kompjuteri mban 1TB SSD për ruajtjen e të dhënave, ka një mori portesh USB për lidhjen e pajisjeve periferike si dhe portet DisplayPort, HDMI, RJ45. Për më tepër, kompjuteri funksionon me sistemin operativ Windows 10 Home.