Outlet
Outlet
Produktet e rekomanduara
-
[OUTLET] Karrige iTek TAURUS P2, zi / kuq I
***SHËNIM: PRODUKTI ËSHTË I PËRDORUR DHE VJEN PA PAKO. KA 3 MUAJ GARANCION.*** Karrigia Taurus P2 është e dizajnuar posaçërisht për lojëtar të apasionuar të cilët duan të ndihen rehat edhe pas orëve të gjata loje. Kjo karrike vjen me një dizajn ergonomik që ju mundëson të keni qëndrim të duhur dhe ka jastëk të butë të mbështjellur me lëkurë artificiale. Kjo karrige ka konstruksion tejet të fortë me peshë prej 25kg, me mundësi bartjeje deri në 125kg dhe me mundësi rrotullimi deri në 360°. Lartësia e kësaj karrige është e ndryshueshme dhe mund të shkoj prej 40-49cm deri në 50-59cm, gjerësia e ulëses është 36cm dhe thellësia e saj shkon deri në 45-47cm. Kjo karrige vjen me ngjyrë të kuqe e të zezë.
146.50 €
-
[OUTLET] Samsung Galaxy S7, 5.1", Quad HD, 4GB RAM, 32GB, i zi I
***SHËNIM: PRODUKTI ËSHTË I PËRDORUR, POR I PADËMTUAR, DHE VJEN ME PAKO TË HAPUR PA KARIKUES. CELULARI KA 3 MUAJ GARANCION.*** Samsung Galaxy vjen me dizajn tejet modern, rezistencë dhe performancë të jashtzakonshme. Ky celular vjen me ekran me prekje 5.1”, që shfaq imazhe me kualitet Quad HD, i mbështjellur me xham me formë 3D. Si pjesë përbërëse, ky celular ka pjesë harduerike të kualitetit të lartë të cilat mundësojnë operim dhe performancë të shpejtë e pandërprerje. Të gjitha proceset bazohen në procesorin tetë bërthamësh Exynos 8890 që operon në frekuencë 1.6GHz deri në 2.3GHz, i kombinuar me memorie operuese 4GB dhe memorie e brendshme për ruajtjen e të dhënave të çfarëdoshme me kapacitet 32GB (por që mund të zgjerohet përmes kartës së memories microSD deri në 200GB). Poashtu, Samsung Galaxy S7, ka edhe dy kamera me të cilat shkrep e incizon imazhe me kualitet superior, një të pasme 12MP dhe një të përparme 5MP, të kombinuara edhe me senzor Dual Pixel dhe fokus që fokusohet me super shpejtësi. Galaxy S7 vjen me sistem operativ të instaluar Android 6.0, si dhe mundësi për lidhje me teknologjitë si Wi-Fi, Bluetooth, NFC, 4G LTE e GPS. Gjithashtu, veçori e këtij celulari është edhe rezistenca ndaj ujit deri në 1.5 metra për 30 minuta që mundësohet nga mbrojtja IP68.
299.50 €
-
[OUTLET] Xham Forever për Samsung Galaxy S7 EDGE
***SHËNIM: PRODUKTI NUK ËSHTË I PËRDORUR, POR KA PËRMASA MË TË VOGLA SESA CELULARI S7 EDGE DHE VJEN NË PAKO ORIGJINALE TË HAPUR. XHAMI KA 3 MUAJ GARANCION.*** Xhami Forever është i dizajnuar për celularët Samsung Galaxy S7 Edge për ta mbrojtur nga papastërtitë, uji, goditjet dhe çarjet. Ky xham është transparent, tejet i qëndrueshëm dhe vjen me trashësi 0.33mm. Vendosja e këtij xhami është tejet e lehtë, ju vetëm duhet ta vendosni në celular dhe do të siguroni atë për një kohë mjaft të gjatë.
4.50 €