Mini Tower
Mini Tower
Produktet e rekomanduara
-
Kasë Fractal Design Meshify C Blackout TG, me mure xhami, e zezë
Kasë me cilësi të lartë përputhet për motherboardet ATX, micro ATX dhe Mini ITX me platforma Intel dhe AMD. Dimensionet janë 395 x 212 x 440 mm. Përfshin slote: 2x 3.5 / 2.5 "dhe 3x 2.5". Gjatësia maksimale e kartës VGA është 315 mm dhe lartësia maksimale e ftohësit të CPU është 172 mm. Kabineti ka shtatë pozicione për ventilator (3 përpara, 1 prapa, 2 lartë, 1 poshtë). Janë të përfshirë dy ventilatorë 120 mm. Pjesa e përparme ka 2 porte për USB 3.0 dhe 2 porte për 3.5mm jack. Kabineti peshon 6.5 Kg.
118.50 €
-
Kasë Zalman T5, e zezë
Kasa Zalman T5 shquhet për dizajnin e saj elegant dhe qëndrueshmërinë e saj. Në të gjendet hapësira për instalimin e dy hard drive të brendshëm me madhësi prej 3.5". Në pjesën e sipërme gjenden butonat për ndezje dhe restart, si dhe ka 2 porte për USB të versionit 3.0 dhe 2.0 dhe 2 të tjera për audio jack. Përkrah pllaka amë të formatit Mini-ITX dhe Micro-ATX. Mundëson instalimin e kartave grafike me madhësi maksimale 300 mm. Në të mund të instaloni 4 ftohëse. Përmban power supply të tipit ATX. Dimensionet e produktit janë 170 x 427 x 348 mm.
35.50 €
-
Kasë Corsair Crystal Series 570X RGB, me mure xhami, e bardhë
Corsair Crystal Series 570X RGB është një kasë me hapësirë e tipit Miditower. Ky produkt ofron hapësirë të mjaftueshme për disqe optike apo hard disqe. Me dizajnin unik ka qasje të shkëlqyer ndaj porteve, vrimave dhe hapësirave. Pjesë e kësaj kase janë 2 pozicione të brendshme prej 3.5 inç dhe 3 pozicione të brendshme prej 2.5 inç të projektuara për hard disqet. Lejon kartelë grafike deri në 370mm. Hapësira e brendshme e kasës është në përputhshmëri me pllakat amë ATX, micro ATX dhe mini ITX dhe radiatorët me dimension 360 x 280 x 120 mm. Kasa ka hapësirë për gjashtë ventilatorë, ndërsa tre ventilatorë SP120 RGB LED janë veçse të vendosur. Paneli i përparmë siguron dy porte USB 3.0, kontrollin e ndriçimit të ventilatorëve dhe lidhësit audio. Dimensionet e saj janë 480 x 234 x 512 mm.
223.50 €