Pllaka amë
Pllaka amë
Produktet e rekomanduara
-
Pllakë amë ASUS PRIME H310M-K R2.0 - Intel H310
Asus Prime është një tjetër evolucion i pllakave amë. Përparësitë e Asus Prime H310M-K R2.0 janë; Kualitet i dëshmuar i produkteve të Asus, mbështjetje për procesorët e gjeneratës së 8-të të Intel, chipset Intel H310 dhe mbrojtje 5x Protection III. Kjo pllakë amë ofron 2 porte DIMM për DDR4 me kapacitet deri në 32 GB me frekuencë deri në 2666Mhz. Gjithashtu posedon 6x porte USB 2.0, 4x USB 3.1 Gen 1, 3x audio jack dhe slote të zgjerimit 1x PCI-E 3.0 x16 dhe 2x PCI-E 2.0 x1. Për hard disqe posedon 4x SATA 6Gbps. Formati i pllakës është mATX.
73.50 €
-
Pllakë amë MSI Z490-A PRO - Intel Z490
Është një pllakë amë me setin e çipave Intel Z490. Ajo ofron një prizë Intel 1200 me mbështetje për procesorët e gjeneratës së 10-të Intel Core / Pentium Gold / Celeron. Pllaka ofron 4 slote DIMM për memorie të llojit DDR4 (me dy kanale) me një kapacitet deri në 128 GB dhe mbështetje për frekuencat deri në 2933 MHz dhe deri në 4800 MHz OC. Nga ndërfaqet pllaka ofron deri në 6x USB 2.0 (2x në panelin e pasmë, 4x në bord), 7x USB 3.2 Gen1 (2x në panelin e pasmë, 4x në bord, 1x lloji C në panelin e përparmë), 2x USB 3.2 Gen2 (1x lloji A dhe 1x lloji C në panelin e pasmë), 1x PS / 2, 1x DisplayPort, 1x HDMI, 1x 2.5G LAN, 6x lidhës audio 3.5 mm dhe slote për zgjerim 2x PCI-E 3.0 x16 (x16, x4) dhe 3x PCI-E 3.0 x1. Për hard disqet, pllaka ka 6x lidhës SATA 6 Gb / s dhe 2x lidhës M.2 (SATA / PCIe 3.0 x4). Mbështet AMD Crossfire. Pllaka është në format ATX.
138.50 €
-
Pllakë amë Biostar TB250-BTC Ver. 6.x
Pllaka amë Biostar TB250-BTC është e formatit ATX dhe është e pajisur me chipset Intel B250, e cila ofron slot Intel LGA 1151 CPU dhe mbështetë procesorët Intel® Core™ të gjeneratës së 7-të. Pllaka, poashtu, ka dy slote DIMM për memorie RAM të llojit DDR4-2400 me kapacitet 32GB dhe frekuencë operuese prej 1866 MHz deri në 2133MHz. Gjithashtu, Biostar TB250-BTC ofron porte dhe slote të ndryshme për lidhje me pajisje të brendshme dhe pajisje periferike, si katër porte USB 3.0, një port USB 3.0 (header), dy porte USB 2.0, dy porte USB 2.0 (vetëm 5V, deri në 1.5A), dy USB 2.0 (header), një DVI që mbështetë imazhe me rezolucion 1920 x 1200, një RJ-45, tre porte audio, një PS/2 (për maus), një PS/2 (për tastierë), një slot PCI-E 3.0 x16, pesë slote PCI-E x1 3.0 Slot (nëse përdoret për bitcoin mining, sugjerohet të ndërrohet në PCI-E 1.0 përmes BIOS), dy slote PCI-E 12V 4Pin (të cilat duhet të instalohen nëse përdoren për bitcoin mining) dhe një port për SATA Power. Në pllakë janë edhe gjashtë slote për hard disqe SATA3 6Gb / s, një konektor M.2 dhe mbështeten sistemet operative Windows 7/8.1 (x 64) dhe 10 (x64). Shënim! Garanconi i produktit nuk eshtë i vlefshëm nëse pllaka am ë stërngarkohet nga procesimi i madh i të dhënave.
119.50 €