PowerA Enhanced Soldier është një kontrollor me kabllo i licencuar zyrtarisht për Xbox Series X/S dhe Xbox One, i krijuar për të ofruar një përvojë loje të përmirësuar dhe komode. Ky model sjell një sërë funksionesh të avancuara që e bëjnë lojën më dinamike dhe më praktike.Përfshin butonin e ri Share, i cili ju lejon të kapni menjëherë foto dhe video nga loja pa ndërprerë aksionin. Me Headset Dial, mund të rregulloni volumin ose të ndani (mute) mikrofonin direkt nga kontrollori – shumë i përshtatshëm gjatë lojërave online.Përparësi e madhe për gamer-at është mundësia e mapimit të dy butonave të avancuar në pjesën e pasme, pa pasur nevojë për aplikacion apo menutë e sistemit. Kjo ju jep avantazh konkurrues gjatë lojës.
Kontrolleri përfshin gjithashtu:
Dy motorë vibrimi për feedback realist
Layout ergonomik standard për rehati të gjatë
Port 3.5 mm për kufje stereo
Analogë të rregulluar me kujdes për saktësi
D-Pad metalik për ndjesi premium
Grip të teksturuar për mbajtje të sigurt edhe gjatë sesioneve të gjata lojërash