Nëse dëshironi printime bardhë e zi me cilësi të lartë dhe kosto shumë të ulëta, atëherë printeri laserik multifunksional Xerox Phaser 3025Bi është zgjidhje e përkryer për ju. Përveç printimit kjo pajisje gjithashtu kryen funksionet e skanimit dhe kopjimit duke iu mundësuar kështu që të gjitha këto funksione ti realizoni në një pajisje të vetme kompakte. Po ashtu është i pajisur me teknologji të avancuara që garantojnë për printime cilësore me rezolucion të lartë prej 600 x 600 dpi (max. 1200 x 1200 dpi) si dhe shpejtësi të jashtëzakonshme të printimit prej 20 faqeve në minutë. Numri i rekomanduar i printimeve në periudhë mujore me këtë printer është 2500 faqe të formatit A4, kështu do të shmangni mbingarkesën e printerit dhe do të ruani cilësinë e printimeve. Me këtë pajisje ju do të mund të kopjoni dhe skanoni dokumente të ndryshme me rezolucion që mund të arrij deri në 600 x 600 dpi.