Projektori Magcubic HY300 Pro LED është një zgjidhje praktike për të krijuar kinema në shtëpi apo për prezantime në hapësira më të vogla, me imazh të qartë deri në 130” dhe mbështetje 4K Full HD. Me Android 12 Smart TV të integruar, ai ofron qasje të drejtpërdrejtë në aplikacione si Netflix, YouTube, Disney+, HBO Max, Spotify e shumë të tjera, pa nevojë për pajisje shtesë. Lidhjet HDMI, USB dhe daljeja audio e bëjnë të lehtë kombinimin me laptop, konzola apo altoparlantë të jashtëm. Funksioni i korrigjimit automatik të këndit (keystone) rregullon imazhin vetë, edhe kur projektori nuk është vendosur në mënyrë perfekte përballë murit. Dizajni kompakt dhe trekëmbëshi me rrotullim 180° e bëjnë të lehtë transportimin dhe pozicionimin në çdo dhomë.