Dëshironi përmbajtja e klipeve tuaja gjatë transmetimit online të ketë kualitet maksimal? Atëherë me Cam Link 4K lidhni kamerën tuaj digjitale SLR me kompjuterin tuaj, thjeshtë filmoni dhe shijoni kualitetin 1080p60 ose edhe 4K me 30 fps. Përpara blerjes duhet të siguroheni që kamera juaj ka ndonjë lloj porti HDMI (micro HDMI / mini HDMI / HDMI) dhe që kamera juaj të ketë bateri të mjaftueshme apo të jetë duke u furnizuar me bateri për një periudhë të caktuar kohore. Kabllo lidhëse nuk është e përfshirë.