Filtri i kombinuar i këtij pastrues përbëhet nga katër filtra cilësorë. Filtri i pluhurit shërben për të hequr pluhurin, qimet, gëzofin e kafshëve. Filtri HEPA H12 përdoret për të hequr pluhurin fluturues, marimangat, mikrobet, kërpudhat, alergenet dhe bakteret. Filtri i karbonit të aktivizuar dhe filtri i formaldehidit largojnë tymin e cigareve, aromat e kuzhinës dhe formaldehidin, i cili është një substancë që gjendet në mobilje, TV, qilima etj. Filtri nuk mund të lahet me ujë, çdo papastërti mund të pastrohet me fshesë me korrent. Ndërrimi i filtrit supozohet një herë në vit, në varësi të nivelit të ndotjes së ajrit dhe shpeshtësisë së përdorimit të pastruesit të ajrit. Koha e funksionimit të filtrit është 3000 orë.