Shtresa mbrojtëse Samsung Freestyle Protective Case Bag në ngjyrë bezhë është dizajnuar posaçërisht për të mbrojtur projektorin tuaj Freestyle gjatë transportit dhe ruajtjes. Me përmasa kompakte, ajo mban pajisjen të sigurt nga goditjet, gërvishtjet dhe pluhuri, falë materialit të qëndrueshëm prej gome që ofron amortizim të mirë. Dizajni praktik lejon futjen dhe nxjerrjen e lehtë të projektorit, ndërsa forma e përshtatur ruan stabilitetin e tij brenda çantës. Kjo e bën një aksesor të domosdoshëm për ata që e marrin projektorin me vete në udhëtime, takime apo përdorim në shtëpi në ambiente të ndryshme. Shënim: Produkti nuk është projektor, vetem shtresë mbrojtëse për llojin e projektorit Freestyle i Gjeneratës së Dytë (LFF3).