Orë & Matës aktiviteti
Orë & Matës aktiviteti
Produktet e rekomanduara
-
Orë e mençur Amazfit Neo, e zezë
E avancuar, retro, universale. Ora Amazfit Neo ka një ekran retro në të katër anët me katër butona. Dizajni i saj siguron një ekuilibër perfekt midis veshjeve tuaja të përditshme dhe funksionalitetit universal të orës. Kjo orë e mençur është kombinimi perfekt i dizajnit klasik dhe karakteristikave moderne. Kjo është një orë me dizajn retro, ekran bardhë e zi 1.2 " dhe rrip "PUR". Karakteristikat dhe funksionet e saj janë: monitorimi i rrahjeve të zemrës 24/7, një sistem inovativ i vlerësimit të shëndetit, përcjellja e ecurisë së gjumit - mund t'i ndiqni stërvitjet, përfshirë hapat dhe kaloritë. Ekrani rri gjithmonë i ndezur në stilin retro. Ju mund të pranoni njoftime nga celulari juaj i mençur. Jetëgjatësia e baterisë së saj zgjat deri 4 javë. Ora është e papërshkueshme nga uji deri në 50 metra thellësi.
36.50 €
-
Matës aktiviteti Amazfit Band 5, i zi
Matës aktiviteti me dizajn të thjesht që mbështet teknologjinë Bluetooth dhe WiFi si dhe ofron një varg funksionesh matje të vlerave të zemrës dhe aktiviteteve sportive si ecje / palestër, vrapim, çiklizëm, not, yoga. Përveç kësaj ka ekran me diagonale 1.1'' dhe posedon sensorët si: akslerometër dhe xhiroskop. Normalisht bateria ka kapacitet 125 mAh dhe është rezistent ndaj spërkatjeve në 50 m. Për më tepër përputhet me sistemin Android dhe iOS.
41.50 €
-
Orë e mençur Apple Watch Series 7 GPS, 45mm, e zezë
Ekrani i ridizajnuar i orës së mençur Apple Watch Series 7 përcjell një përvojë krejtësisht të re të përdoruesit. Ekrani pothuajse 20% më i madh në krahasim me Series 6 praktikisht nuk rriti përmasat e vetë orës, gjë që u arrit falë zvogëlimit të kornizës me 40%. Dhe në krahasim me Series 3, kjo është më shumë se 50% zonë e ekranit. Një ndryshim shumë pozitiv është edhe shkëlqimi i përmirësuar në modalitetin Always-On deri në 70%, kështu që gjithmonë mund të lexoni çdo përmbajtje pa asnjë problem, edhe në diell. Ekrani është OLED Retina me madhësi 45 mm. Ora është bërë prej alumini dhe ka ngjyrë të zezë. Rripi sportiv i përfshirë është bërë prej fluoroelastomeri, poashtu me ngjyrë të zezë. Ju do të keni deri në 33% karikim më të shpejtë se Series 6. Me kabllon USB-C të karikimit të shpejtë, ju mund të karikoni baterinë nga zero në 80% në vetëm 45 minuta, dhe me vetëm 8 minuta karikim, ju përfitoni 8 orë monitorimi gjumi. Jetëgjatësia e baterisë së kësaj ore është deri në 18 orë. Apple Watch Series 7 është i pajisur me një senzor rrjedhje dhe aplikacion, i cili ju lejon të përcaktoni nivelin e ngopjes së oksigjenit në gjak - në çdo kohë, në çdo vend. Bazuar në këto nivele, ju lehtë mund të zbuloni se si trupi juaj thith oksigjenin dhe sa merr. Aplikacioni ECG në Apple Watch Series 7 mund të gjenerojë një elektrokardiogram të ngjashëm me një ECG të vetëm. Është diçka e veçantë në një pajisje kaq të vogël. Merrni formën më të mirë me Apple Watch Series 7 në dorë. Këto do t'ju ndihmojnë, pavarësisht nëse stërviteni në ujë, në palestër apo në fushë. Plus, mund të luani podkastet ose këngët tuaja të preferuara në lëvizje, duke përfshirë miliona këngë të Apple Music. Ora mbështet teknologjitë WiFi, Bluetooth, NFC, Apple Pay, GPS, Glonass dhe Galileo. Po ashtu, përfshin asistentin e zërit Apple Siri. Është rezistente ndaj pluhurit sipas standardit IP6X dhe rezistente ndaj ujit deri në 50 m (WR50). Sistemi operativ është WatchOS.
539.50 €