Stacione moti
Stacione moti
Produktet e rekomanduara
-
Stacion moti SMART Sencor SWS 300W
Sencor SWS 3000W është stacion i motit që ju mundëson të shihni motin në kohë reale dhe një mori karakteristikash të tjera të cilat do ju lehtësojnë jetën tuaj. Aksesori shfaq orën në 2 formate (12 / 24), mund të mas lagështinë e ajrit, vjen me madhësi prej 80 x 161 x 23 mm si dhe ka 165 g peshë. Aksesori merr rrymë prej 2x baterive me 1.5V dhe madhësi AAA si dhe senzori merr rryme prej 2x baterive me madhësi 1.5V dhe madhësi AAA.
31.50 €
-
Stacion Moti Emos AOK-5018B
Pasi që temperaturat ndryshojnë gjithmonë nga vendi në vend, atëherë nuk mundemi që të mbështetemi plotësisht në media për motin. Andaj stacionet për matjen e temperaturave në shtëpi janë shumë të nevojshme. Emos AOK-5018B është stacion moti me një ekran të madh për paraqitjen e qartë të të dhënave. Kjo pajisje mundëson që t'i matni temperaturat dhe lagështinë brenda dhe në ambient të hapur, duke përfshirë këtu edhe shënimin e temperaturave më të ulëta dhe më të larta. Emos AOK-5018B është i pajisur me një sensor pa kabllo dhe ofron mundësinë që të lidhet deri me 3 sensorë. Sensorët matin temperaturat nga -10 ° C deri + 50 ° C, brenda dhe -50 ° C deri + 70 ° C, jashtë. Ndërsa, lagështia e brendshme dhe e jashtme matet prej 20% deri në 90%.
35.50 €
-
Stacion moti Urban Netatmo
Stacioni i motit Netatmo përbëhet nga dy pjesë, stacioni bazë i brendshëm dhe sensori i jashtëm. Matja e temperaturës së brendshme bëhet në shkallë prej 0 deri në 50 ° C (me saktësi prej ± 0.3 ° C), dhe temperatura e jashtme prej -40 deri 65 ° C (me saktësi prej ± 0.3 ° C). Ndërsa lagështia e brendshme dhe e jashtme mund të matet prej 0- 100% (me saktësi ± 3%), shtypje nga 260 deri 1160 mbar (± 1 mbar), sasinë e CO2 0-5000 ppm (me saktësi ± 50 ppm apo ± 5%) si dhe zhurmën 35 deri 110 db. Kjo pajisje furnizohet me energji elektrike përmes 4 baterive AAA ndërsa mund të lidhet me 3 module shtesë. Dimensionet e stacionit bazë janë 45 x 45 x 155 mm ndërsa të sensorëve të jashtëm 45 x 45 x 105 mm.
219.50 €