Smart Home
Smart Home
Produktet e rekomanduara
-
Kamerë për bebe TrueLife NannyCam H32
Kjo pajisje është video digjitale për monitorimin e bebeve. Ka cilësi të lartë të audios dhe transmetimit të videos ditën dhe natën. Instalohet lehtë brenda pak minutash duke e futur në prizë monitorin dhe kamerën dhe duke i ndezur. Transmetimi është i mundshëm në një rreze prej 300 metrash në mjedis të hapur. Brenda apartamentit ose shtëpisë ju keni sinjal të qëndrueshëm në një rreze prej 100 metrash. Bateria ka jetëgjatësi 24 orë në përdorim. Pajisja ka mundësi përdorimi edhe si alarm ose rikujtues për veprimtari të ndryshme sipas nevojës tuaj. Pajisja ka rreze të kuqe për monitorimin e fëmijës gjatë natës. Ju poashtu mund të informoheni rreth temperaturës së dhomës së fëmijës apo edhe mund t'i flisni dhe ta dëgjoni atë. Zëri mund të zvogëlohet apo amplifikohet në ekran. Ju mund të zgjedhni një nga 8 meloditë për rehatinë e fëmijës tuaj. Pajisja mund të merret edhe në udhëtime sepse mund të karikohet me powerbank. Përmes opsionit VOX ekrani i pajisjes fiket në mënyrë që të kursej energjinë sidoqoftë sapo të ketë ndonjë lëvizje apo zë pajisja aktivizohet vetvetiu. Mundet edhe të montohet në mur. Përmasat e njërës pjesë janë 120 x 70 x 17 mm ndërsa përmasat e tjetrës 67 x 106 x 25 mm.
145.50 €
-
Kamerë për fëmijë TrueLife NannyCam V24
TrueLife NannyCam V24 është një monitor digjital video LCD 2.4'' me rezolucion 320 x 240 në 20 fps. për fëmijë, me transmetim audio dhe video me cilësi të lartë, ditë e natë. Është shumë e lehtë për t'u instaluar, e cila vetëm futet direkt në prizë dhe funksionon pa përdorimin e teknologjisë WiFi. Përfshinë modalitetin VOX për kursimin e fuqisë së baterisë, dhe transmetim audio dhe video me cilësi të lartë deri në 300 m. Kamera mundësohet nga bateria Li-Polymer me kapacitet prej 750 mAh, dhe ka një port USB që e lejon të karikohet edhe përmes pajisjes PowerBank.
126.50 €
-
Filter i ajrit antibakterial Xiaomi Mi
Xiaomi Mi sjell filterin e ajrit të përshtatur dhe për të zëvendësuar filterin e pajisjes Xiaomi Mi Air. Produkti është ndërtuar me filter 3 shtresor antibakterial, ka aromë kokosi dhe do ju ndihmoj të pastroni ajrin nga formaldehidi, erat e pakëndshme apo substancat e dëmshme si poleni, pluhuri dhe grimca të tjera të mëdha.
66.50 €