Samsung Galaxy Tab A që është pajisur me një mori karakteristikash që do ju mundësojnë të lexoni tekste pa probleme dhe të qaseni në internet me shpejtësi dhe pa pengesa në saje të teknologjisë moderne të integruar përbrenda. Aksesori vjen i pajisur me procesorin 8 bërthamësh Qualcomm Snapdragon 450 i cili kombinohet me 3GB memorie RAM dhe ekranin me madhësi 10.5" dhe rezolucion prej 1920 x 1200 piksela në mënyrë që të shihni imazhe kristal të pastërta, të detajizuara dhe përplot ngjyra realistike si dhe të hapni të gjitha aplikacionet e programet që dëshironi. Pos kësaj, tableta mban 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, vjen e pajisur me kamerën e pasme me 8 megapiksela dhe atë të përparme me 5 megapiksela, mban baterinë me kapacitet prej 7300 mAh dhe funksionon me sistemin operativ Android.