Shënim: Tastiera tek pjesa numerike ka disa simbole çeke. Klikoni këtu për ta parë radhitjen e tyre.
Logitech është një prej prodhuesve lider të pajisjeve hyrëse. Së fundmi, kjo kompani ka sjellur këtë tastierë me wireless K400 Plus. Avantazh i kësaj tastiere është touchpad-i i integruar. Me anë të këtij touchpad-i të integruar, kjo tastierë funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Në anën e djathtë posedon këtë touchpad me një palë butona bazik, ndërsa në anën tjetër gjendet butonat e tjerë klasik. Kjo tastierë lidhet me wireless dhe mban lidhjen me sinjalin kryesor deri në 10 m.