Tastiera nga PREYON është një tastierë mekanike me dizajn kompakt pa tastierë numerike (Tenkeyless), e ndërtuar për përdoruesit që kërkojnë efikasitet dhe rehati në çdo shtypje. E pajisur me switch-e Gateron Brown Pro 3.0, kjo tastierë ofron një ndjesi taktile të butë dhe të qetë, duke e bërë të përshtatshme si për punë ashtu edhe për lojë. Montimi me gasket ndihmon në reduktimin e zhurmës dhe përmirëson ndjeshmërinë e shtypjes. Me ndriçim RGB të personalizueshëm dhe layout amerikan (US), kjo tastierë është një zgjedhje elegante dhe funksionale për ata që preferojnë një formë më të vogël pa kompromentuar performancën.