Televizori FUEGO 43MCU720VDTV me ekran 43" (108 cm) ofron rezolucion 4K Ultra HD me çmim të përballueshëm, për figurë të qartë dhe të detajuar. Sistemi operativ VIDAA është i shpejtë dhe i thjeshtë, ndërsa procesori Novatek NT72690 siguron funksionim të rrjedhshëm.
Me 3 porta HDMI, 2 USB, Wi-Fi dhe Bluetooth lidhni lehtë të gjitha pajisjet tuaja. Ka zë 20 W dhe marrës të integruar DVB-T/T2/C/S/S2.
Është zgjedhje ideale për kë dëshiron të kalojë në rezolucion 4K pa shpenzuar shumë. Përmasat 43" e bëjnë të përshtatshëm për dhoma gjumi, dhoma fëmijësh ose dhoma ndenjeje më të vogla, ndërsa Smart sistemi ofron qasje të shpejtë në aplikacionet më të përdorura për filma, seriale dhe video.