LG 77-inch OLED evo AI G5 4K Smart TV 2025 ofron përvojë të avancuar shikimi me rezolucion 4K dhe panel OLED që sjell të zeza të vërteta, kontrast të thellë dhe detaje mbresëlënëse në çdo skenë. Procesori alpha 11 AI gjenerata e 2-të përmirëson automatikisht pamjen dhe zërin, duke upscale-uar përmbajtjen në kualitet më të lartë dhe duke krijuar efekt rrethues audio. Falë teknologjisë Brightness Booster Ultimate, figura mund të jetë deri në disa herë më e ndritshme krahasuar me OLED-et tradicionale, duke e bërë të përshtatshëm edhe për dhoma më të ndriçuara. Reprodukimi 100% i besueshëm i ngjyrave siguron nuanca të pasura dhe natyrale, ideale për filma, sport dhe lojëra. Me telekomandën AI Magic Remote me buton të dedikuar për AI, komanda me zë dhe funksion drag and drop, përdorimi i aplikacioneve dhe përmbajtjeve smart bëhet shumë i thjeshtë dhe intuitiv.