TV, Audio & Foto
TV, Audio & Foto
Produktet e rekomanduara
-
Altoparlantë për makinë Pioneer TS-G1010F, 89dB
Për dashamirët e muzikës që dëshirojnë të shijojnë një eksperiencë audio të cilësisë së lartë gjatë rrugës, altoparlantët 10-inçësh Pioneer me fuqi nominale 30W dhe 190W të fuqisë maksimale janë ideal për çdo tingull e notë. Altoparlantët mund të instalohen shpejt dhe lehtë në makinë, duke u lejuar atyre të shijojnë tingullin me bas të thellë dhe dridhje natyrale, madje edhe në tonet e larta dhe volumin. Frekuenca e altoparlantëve është 44 - 25,000 Hz, ndjeshmëria 89 dB dhe impedanca 4 Omë. Diametri i këtyre altoparlantëve është 100 mm, përmasa e montimit 43 mm dhe pesha 340 g.
53.50 €
-
Mbajtëse për televizor STELL SOS 4000
Ky mbajtës rrit mundësinë e pozicionimit në lartësi të televizorit tuaj dhe është gjithashtu i përshtatshëm për përdorim komercial, ku ekrani duhet të lëvizë vazhdimisht për t'a parë mirë. STELL rangohet ndër prodhuesit më të mirë të mbajtësve. Mbajtëset STELL karakterizohen nga materiale cilësore, përpunimi i saktë dhe montimi i lehtë. Mbajtësja me ngjyrë të zezë është projektuar për televizorë me një madhësi të ekranit prej 40" deri në 70" dhe anim prej ± 10 °. Ju mund të lëvizni mbajtësen sipas nevojës dhe ngarkesa boshtore është 50 kg. Konstruksioni i fortë prej çeliku ka një jetë të gjatë. Poashtu ekziston opsioni i pozicionimit të lartësisë (1290 - 1370 - 1450mm) dhe mbështetjes së mbajtësve VESA (200x100 deri në 600x400).
267.50 €
-
Mbajtës mekanik i monitorit Stell SOS 1030, 3x monitor
Mbajtës mekanik i monitorit Stell SOS 1030 karakterizohet me materiale kualitative . Mbajtësi është shumë fleksibil falë këmbëzës unike LCD dhe me të mund t'a vendosni monitorin në këndin që iu përshtatet. Stell është dizajnuar për monitoret me madhësi 13'' deri 27'', mundëson alternim prej ± 45 ° tilt dhe ± 90 ° dhe mban peshë deri 8 kg, në një krah. Dimensionet e tij janë të standardeve VESA (75 x 75, 100 x 100), i dizajnuar për të mbajtur deri në tre monitorë. Produkti vjen me ngjyrë të zezë.
76.50 €