Stacion moti
Stacion moti
Produktet e rekomanduara
-
Matës i motit Sencor SWS 2900
SWS 2900 është matës i motit i cili ju mundëson të masni temperaturën dhe lagështinë në ambiente të mbyllura dhe të hapura dhe t'i ruaj ato në memorien e saj. Aksesori mund të mas nga 0 -+60 ° C në ambiente të brendshme dhe -20 - + 60° C në ambiente të jashtme dhe t'i shfaq në celcius ose fahrenheit. Lagështia është e matshme në intervalin 20 - 90% RH. Matësi është i pajisur me një tregues të brendshëm komoditeti. Shfaq kohën në formatin 12/24 orë. Ekrani ka një ndriçim të bardhë afatshkurtër dhe butona të prekur të integruar. Njësia mund të vendoset në një tavolinë ose mur. Ai mbështet lidhjen deri në 3 sensorë njëkohësisht. 1 sensor është i përfshirë në paketim (SWS TH2900). Diapazoni midis njësisë dhe sensorit është deri në 50 metra në hapësirë të hapur. Njësia / sensori mundësohet nga bateri 3x / 2x 1.5 V AAA (bateritë nuk përfshihen).
22.50 €
-
Termometër me orë Sencor SWS 25 BS
Sencor SWS 15 B është një termometër me një ekran të madh dhe të lexueshëm i cili paraqet temperaturën e brendshme dhe të jashtme si edhe kohën. Për më shumë, ky termometër mund të përdoret edhe si alarm për të ju ndihmuar të zgjoheni herët në mëngjes. Ndërsa, temperaturat të cilat mund t'i mas ky termometër janë nga -9 ° C deri +50 ° C të brendshme, dhe -30 ° C deri +55 ° C temperatura të jashtme. Dimensionet e termometrit janë 60 x 27 x 96 mm dhe peshon 53 g.
18.50 €
-
Stacion Moti Emos AOK-5018B
Pasi që temperaturat ndryshojnë gjithmonë nga vendi në vend, atëherë nuk mundemi që të mbështetemi plotësisht në media për motin. Andaj stacionet për matjen e temperaturave në shtëpi janë shumë të nevojshme. Emos AOK-5018B është stacion moti me një ekran të madh për paraqitjen e qartë të të dhënave. Kjo pajisje mundëson që t'i matni temperaturat dhe lagështinë brenda dhe në ambient të hapur, duke përfshirë këtu edhe shënimin e temperaturave më të ulëta dhe më të larta. Emos AOK-5018B është i pajisur me një sensor pa kabllo dhe ofron mundësinë që të lidhet deri me 3 sensorë. Sensorët matin temperaturat nga -10 ° C deri + 50 ° C, brenda dhe -50 ° C deri + 70 ° C, jashtë. Ndërsa, lagështia e brendshme dhe e jashtme matet prej 20% deri në 90%.
33.50 €