TP-LINK TL-RE200 mundëson që të zgjeroni rrjetin WiFi. Kjo pajisje është dizajnuar si një zgjidhje e përshtatshme për përdorim që mund të instalohet dhe të përdoret nga çdo person, Falë dritë LED mundësohet gjetja e lokacionit ideal. Përpos lehtësisë së instalimit, kjo pajisje ka shpejtësi të lartë prej 750 Mbps dhe mbështet standardin 802.11ac. Për më tepër kjo pajisje ka edhe portin Ethernet RJ-45 10/100. Mbulueshmëri cilësore ofrohet nga tri antenat e brendshme. Dimensionet e pajisjes janë 110.0 x 65.8 x 75.2 mm dhe konsumimi i energjisë është vetëm 3 W.